Barcelona mund ta kërkojë Joao Felix
Joao Felix mund të nënshkruajë me Barcelonën këtë verë në rast se gjiganti katalunas dështon për ta blerë Barnardo Silvan nga Manchester City
Me Ousmane Dembele që është afër për t’u larguar nga klubi, Barcelona është në kërkim të forcimit të sulmit në merkato. Bernardo Silva është prioritet, por Manchester City nuk dëshiron që ta shesë yllin e skuadrës së tyre. Gjiganti katalunas po shikon opsion të tjera, me Joao Felix që është njëri prej tyre.
Pavarësisht që Xavi e ka përjashtuar një lëvizje për sulmuesin e Atleticos, Felix mund të jetë futbollist i Barcelonës. Atletico, për momentin, po kërkon një shumë të madhe për të por nëse futbollisti dëshiron një largim deri në fund të merkatos, klubi do të detyrohet që ta lërë atë të largohet për një çmim nominal pasi që nuk janë në gjendje që të paguajnë pagën e lartë të tij.
Në këtë rast Barcelona mund ta marrë atë për një çmim më të ulët, sipas Mundo Deportivo.
(Kosova Sot Online)