Zbehen gjasat për Rashicën Galatasaray e merr një brazilian

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 17:11
Zbehen gjasat për Rashicën Galatasaray e merr një brazilian

Galatasaray ka arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit Tete, një mesfushor ofanziv që mund të luajë edhe në krahët e sulmit.

Tete ka pranuar një marrëveshje katër vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Kësisoj, zbehen në maksimum gjasat që ylli kosovar, Milot Rashica t’u bashkohet atyre.

Rashica kaloi një sezon fantastik te Galatasaray, por ende nuk ka siguruar kalimin e plotë nga Norwich City.

(Kosova Sot Online)