Xhudistët po bëhen gati në qendrën nacionale për garat e ardhshme

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 13:05
Xhudistët po bëhen gati në qendrën nacionale për garat e ardhshme

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet kampi përgatitor ndërkombëtar që nga data 06 deri me 12 gusht, 2023, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Në kamp po marrin pjesë garues/e nga të gjitha klubet e xhudos nga Kosova, si dhe ekipet e xhudos nga Kroacia dhe Bullgaria.

Kampi përgatitor po mbahen me qëllim të përgatitjes së garuesve për garat për juniorë, që mbahen këtë fundjavë në Shkup “Skopje Junior Cup 2023” me 12-13 gusht dhe për “Zagreb Grand Prix 2023”, që do të mbahet me 18-20 gusht, 2023.

Pjesë e këtij kampi janë edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

(Kosova Sot Online)