Klubet evropiane ia mësyjnë Zaniolos

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 18:26
Klubet evropiane ia mësyjnë Zaniolos

Nicolo Zaniolo është pranë largimit nga Galatasaray.

Futbollisti italian është bërë objektiv i disa klubeve evropiane, të cilët i duan shërbimet e tij.

Aston Villa është njëri prej klubeve më të interesuar për përfaqësuesin italian, i cili i ishte bashkuar gjigantit nga Stambolli vetëm në muajin janar të këtij viti, kur ishte larguar nga Roma.

Për momentin, Aston Villa nuk është në dispozicion ekonomikisht që ta prezantojë një ofertë të rëndësishme për ta bindur Galatasarayn, kështu që do t’ia prezantojë klubit turk ofertën e huazimit me të drejt ose me detyrim të blerjes së kartonit të lojtarit në verën e ardhshme.

Për lojtarin, interesim ka shfaqur edhe Juventusi, që është klub i ëndrrave të fëmijërisë së mesfushorit ofanziv.

Ndërkaq, për përfaqësuesin italian ka interesim edhe nga Rusia, aty ku e do Zenit St. Petersburg. 

(Kosova Sot Online)