Një tjetër yll i Liverpoolit mund të përfundojë në Arabinë Saudite

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 19:08
Një tjetër yll i Liverpoolit mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Premierliga është bërë cak i interesimit të klubeve nga Arabia Saudite.

Lojtarët e kampionatit anglez po pëlqehen me të madhe nga klubet e Saudi Pro League.

Disa prej tyre përfunduan në këtë ligë, e të tjerë pritet të përfundojnë atje.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, klubi Al Ahli ka shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Thiago Alcantara.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi saudit i ka gati 12 milionë euro për kartonin e futbollistit spanjoll.

Kështu, pas Fabinhos, Jordan Hendersonit e Roberto Firminos, “Reds” mund të mbesin pa lojtarin e katërt, që mund të përfundojë në ligën elitare të Arabisë Saudite.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Bayern Munichut do të donte ta vazhdojë eksperiencën në “Anfield Road” edhe për një vit, por gjithçka do të varet nga trajneri Jurgen Klopp, nëse llogarit apo jo në shërbimet e përfaqësuesit spanjoll.


(Kosova Sot Online)