Man Utd nuk humb kohë, e gjen pasuesin e Maguire

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 20:20
Man Utd nuk humb kohë, e gjen pasuesin e Maguire

Një qendërmbrojtës është fokusi i momentit në merkaton e Manchester United. Pasi trajneri Erik ten Hag ka nevojë për një lojtar prapavije që do të zëvendësojë Harry Maguire (West Ham).

Tre janë alternativat në listën e “Djajve të Kuq”: Benjamin Pavard (Bayern Munchen), Jean-Clair Todibo (Nice) dhe Edmond Tapsoba (Leverkusen).

Drejtuesit e “gjigantit” anglez kanë nisur bisedimet zyrtare me agjentin e Pavard. Francezi pëlqehet shumë nga Ten Hag për shkak se luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes

(Kosova Sot Online)