Pse Chelsea nuk ka sponsor përpara në fanellë?

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 19:20
Pse Chelsea nuk ka sponsor përpara në fanellë?

Chelsea do të jetë pa sponsor në anën e përparme të fanellave në ndeshjen e xhiros së parë që e zhvillon kundër Liverpoolit të dielën

Kompania teknologjike “Infinite Athlete është rrugës që të jetë një sponsor i anës së përparme të Chelseat. Megjithatë, kontratat nuk janë finalizuar në kohë me kompaninë gjigante amerikane për fanellat e kaltërta, kështu që logo e saj do të mungojë në derbin e Bluve kundër Reds në Stamford Bridge të dielën.

Kërkimi për një sponsor nga Blutë po ashtu ka qenë një prej shumë sagave këtë verë. Klubi ka qenë i frustruar me rregullat e reja të Premier Ligës, me pas ishte reagimi i fansave gjë që bëri që ata të lansojnë fanella pa sponsor në anën e përparme.

(Kosova Sot Online)