Roma ka lëshuar një deklaratë zyrtare

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 19:50
Roma ka lëshuar një deklaratë zyrtare

Roma ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke mohuar se ata kanë marrë një ofertë për blerje nga Raffaello Follieri dhe kanë insistuar se ata nuk e kanë “për qëllim” shitjen e klubit nga Serie A

The Corriere dello Sport kishte raportuar sot që Follieri ka dërguar një ofertë zyrtare për ta blerë klubin për rreth 850 milionë euro, me bisedimet që ishin duke u bërë që disa muaj, në fakt që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2022.

Megjithatë, këtë mbrëmje Roma ka bërë një deklaratë ku mohon këtë raport dhe ka akuzuar Follierin se po bën xhiro të panevojshme nëpër gazeta.

“Sa i përket asaj që u shkrua në disa gazeta sot, AS Roma qartëson se nuk ka asnjë ofertë – madje as përmes kompanisë NEEP Roma Holding srl – për ta blerë klubin”.

“Friedkin Group po ashtu lajmëron se nuk ka për qëllim shitjen e klubit”.

“Veprime ligjore do të ndërmerren për ata të cilët dëshirojnë ta destabilizojnë klubin dhe grupin për të arritur vëmendje personale”.

“Ne jemi gati”, kishte thënë Follieri dy ditë më parë në rrjetet sociale e ku ai shihej duke vendosur një nënshkrim poshtë fotografisë.

“E kam bërë një ofertë dhe propozim për Friedkin Group”, kishte thënë ai për agjencinë e lajmeve Ansa sot.

Grupi Friedkin e bleu Romën nga Jim Pallotta në gusht të vitit për 591 milionë euro dhe që nga atëherë ata kanë investuar 225 milionë euro, duke e hequr klubin nga bursa.

Oferta e supozuar nga Follieri nuk do të përfshinte projektin për ndërtimin e një stadiumi të ri, larg Olimpicos së Romës.

(Kosova Sot Online)