Tjetër spektakël nga Messi, shënon në ndeshjen e pestë radhazi për Inter Miamin

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 10:36
Tjetër spektakël nga Messi, shënon në ndeshjen e pestë radhazi për Inter Miamin

Lionel Messi e ka rigjetur lumturinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Argjentinasi po vazhdon të dhurojë spektakël në çdo ndeshje.

Në çerekfinalen e Kupës së Ligës, Inter Miami triumfoi 4:0 ndaj Charlotte, duke e siguruar kështu fazën gjysmëfinale.

E Leo Messi kontribuoi me një gol dhe shumë pasime kyçe.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi golin e katërt, duke shënuar kështu në pesë ndeshjet që ka luajtur me Inter Miamin.

Ky ishte goli i tij i tetë, krahas një asisti.

(Kosova Sot Online)