Hodhën lëndë piroteknike në fushë, UEFA dënon Partizanin

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 14:06
Hodhën lëndë piroteknike në fushë, UEFA dënon Partizanin

Pavarësisht se sjellja e tifozërisë kuqeblu ishte model në përballjen e dytë të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Linfield përsa u përket 90 minutave të luajtura, fishekzjarrët e hedhura pas përfundimit të takimit i kanë kushtuar një gjobë Vllaznisë.

Klubi shkodran është gjobitur me shumën 4500 euro, për shkak të hedhjeve të lëndëve piroteknike në fushë. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka marrë një vendim, i cili i është vënë në dispozicion edhe klubit.

Padyshim që këto dënime nuk janë aspak të mira, sepse në fund të fundit atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë e shkëlqyer në atë takim. Kuqeblutë duhet ta paguajnë këtë shumë brenda 90 ditësh nga marrja e njoftimit.

(Kosova Sot Online)