Arbër Zeneli dhe Valon Berisha nuk ftohen fare në ndeshjen e Reims si mysafirë të Marseille

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 17:04
Arbër Zeneli dhe Valon Berisha nuk ftohen fare në ndeshjen e Reims si mysafirë të Marseille

Skuadra e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës e luan sot ndeshjen e parë në Ligue 1 të Francës si mysafirë të Marseille. Asnjëri nga dy futbollistët e Kosovës nuk janë ftuar nga trajneri Will Still për këtë ndeshje.

Stade de Reims e fillon sot sezonin e ri në Ligue 1 të Francës me një ndeshje si mysafirë në Veledrome të Marseille.

E derisa dy skuadrat e kanë publikuar formacionin e tyre zyrtare, në formacionin e Reims shihet që mungojnë dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli.

Derisa Berisha ishte i huazuar vitin e kaluar në Australi – Zeneli ka pasur paraqitje të herë pas hershme nga banka rezervë në këtë skuadër.

Por, ajo çfarë bie në sy është se dyshja kosovare nuk është pjesë as e bankinës së Reims.

Trajneri 30 vjeçar, Will Still duket se ka plane tjera për dyshen kosovare dhe se ata nuk janë për formacionin titullar. 

(Kosova Sot Online)