Neymar shumë pranë marrëveshjes me ekipin e njohur

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 09:17
Neymar shumë pranë marrëveshjes me ekipin e njohur

Neymar Jr është pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin e Arabisë Saudite, Al Hilal.

Kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që thekson se palët janë në një fazë të avancuar të bisedimeve.

Dokumentet tashmë i janë dërguar brazilianit për t’i kontrolluar

Raportohet se oferta është shumë e madhe, e cila e ka joshur Neymarin.

Ndërkohë, Barcelona që deri mbrëmë ishte më së afërmi për të nënshkruar me të, mund të provojë të nënshkruajë me Joao Felix ditëve në vijim.

(Kosova Sot Online)