Ja pse Mourinho e largoi një futbollist nga loja

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 10:09
Ja pse Mourinho e largoi një futbollist nga loja

Dje u zhvillua miqësorja mes Romës dhe Partizanit të Tiranës në “Air Albania”.

Skuadra italiane triumfoi 2:1 në një miqësore që bëri jehonë të madhe në Shqipëri.

E trajneri portugez, Jose Mourinho i ka fituar zemrat e shqiptarëve me një veprim në minutat e fundit.

Preka i Partizanit u largua nga fusha i lënduar dhe ekipi shqiptar duhej të luante me 10 lojtarë pasi i kishte kryer zëvendësimet.

Për të qenë korrekt deri në fund, Mourinho e largoi Aouar nga loja për të qenë të barabartë në fushë.

Tekniku portugez zgjodhi Aouar i cili ishte faulluar paraprakisht dhe nuk dëshiroi që të pësonte ndonjë lëndim eventual pak para nisjes së sezonit.

(Kosova Sot Online)