Brentford dhe Tottenham ndajnë pikët

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 17:37
Brentford dhe Tottenham ndajnë pikët

Brentford dhe Tottenham kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Premier Ligës duke barazuar me rezultat 2-2. Mbeumo (26’) dhe Wissa (36’) shënuan golat për Brentford derisa për Tottenhamin gjetën rrjetën e portës kundërshtare Romero (11’) dhe Emerson Royal (45+4’)

Brentford dhe Tottenham janë ndarë në paqe në ndeshjen e tyre të parë në Premier Ligë me rezultat 2-2.

Ndeshja ishte paraparë që të fillonte në ora 15:00, por për shkak të mungesës së ujit në stadiumin Gtech Community në Londër, ajo u shty për 11 minuta.

Fillimi i pjesës së parë i takoi Tottenhamit të cilët erdhën shumë shpejt të goli i parë. Në minutën e 11, transferi i ri i Tottenhamit, James Maddison bëri një super pasim për Cristian Romeron që shënoi gol me kokë.

Pas golit të pësuar, Brentford luajti më mirë dhe sulmoi vazhdimisht portën e Vicarios së Tottenhamit.

Vendasit fituan penallti pasi u rishikua në VAR dhe atë në gol e shndërroi Bryan Mbeumo në minutën e 26-të te ndeshjes.

Yoane Wissa mori një top të mirë në zonë nga Henry për të shënuar golin e epërsisë për Brentford në minutën e 36-të.

11 minuta shtesë pati në pjesën e parë dhe gjatë kësaj kohe Tottenham arriti që ta barazoi rezultatin.

I pari që rrezikoi për të shënuar ishte Heung-Min Son (90+3’) por pa sukses.

James Maddison ishte kreator edhe i golit të dytë pasi që asistoi për Emerson Royal që shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën e 4-të shtesë të pjesës së parë.

(Kosova Sot Online)