Caicedo sot do të nënshkruajë me Chelsean

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 14:49
Caicedo sot do të nënshkruajë me Chelsean

Moisés Caicedo i ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore me Chelsean.

Futbollisti i deritashëm i Brightonit pas pak orësh mund të konsiderohet edhe zyrtarisht si futbollist i ri i “Blues”.

21 vjeçari do të nënshkruajë sot kontratë afatgjate me Të Kaltrit.

Më saktësisht, mesfushori defanziv ekuadorian do të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2031, pra kontratë tetëvjeçare, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri në qershor 2032.

Nga shitja e tij, Brightoni do t’i përfitojë 133 milionë euro, ndërsa lojtari shihej shumë afër Liverpoolit ditë më parë, por në fund ai e zgjodhi ekipin nga “Stamford Bridge”. 

(Kosova Sot Online)