Chelsea nuk do ta shesë Armando Brojën

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 15:49
Chelsea nuk do ta shesë Armando Brojën

Chelsea nuk do ta shesë Armando Brojën, përkundër raportimeve të sotme për një transferim të mundshëm tek Milan.

Mediat britanike sigurojnë se trajneri Mauricio Pochettino do t’ia japë rastin sulmuesit shqiptar, duke i pasur parasysh vështirësitë për të ardhur tek një sulmues i ri, posaçërisht tek Dusan Vlahovic i Juventusit, i cili mund të shkëmbehej me Romelu Lukakun, por ky opsion dështoi.

Brojën e do edhe West Hami, por mediumi “Standard” raporton se lojtari do të mbetet në “Stamford Bridge”.

Ai po punon për t’u kthyer nga lëndimi, i cili e la pa luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)