Gazetari i sportit Fabrizio Romano personi më i klikuar

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 16:00
Gazetari i sportit Fabrizio Romano personi më i klikuar

Fabrizio Romano, gazetari italian i sportit i cili njihet botërisht për saktësinë dhe shpejtësinë e tij rreth lajmeve të transferimeve në futboll dhe jo vetëm, është renditur në krye të një liste.

Platforma Twitter ka publikuar listën e 5 llogarive më të klikuara në këtë rrjet social, dhe vendin e parë e mbanë pikërisht gazetari i sportit si influencuesi më i suksesshëm, shkruan abcnews.

Ai zë vendin e parë si më i kërkuari në Twitter, me rreth 4.2 bilionë herë nga të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social në total.

(Kosova Sot Online)