Barcelona i ka regjistruar 21 futbollistë

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 16:18
Barcelona i ka regjistruar 21 futbollistë

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim pa gola, 0:0 në shtëpi të Getafes mbrëmë në nismë të sezonit të ri të La Ligas.

Përkundër këtij rezultati aspak të favorshëm, gjiganti katalunas ka arsye për të buzëqeshur duke e pasur parasysh se ia doli t’i regjistronte me kohë disa lojtarë që deri në prag të lojës nuk ishin në listë.

Balde, Romeu e Gundogan u regjistruan në momentet e fundit dhe u futën në fushë nga minuta e parë, ndërsa në vazhdim gjatë lojës hyri edhe Ezzalzouli.

Pas shitjes së Dembélés të shtunën, Xavi mund të llogariste në vetëm 12 lojtarë, më saktësisht:

Portier: Ter Stegen

Mbrojtës: Araujo, Christensen, Kounde, Eric Garcia

Mesfushorë: Gavi, Pedri, Ferran Torres, De Jong

Sulmues: Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha

E sot, e hënë, 14 gusht, lista është ngritur në 21 lojtarë, ndërsa limiti maksimal i regjistrimeve është 25.

Kjo është lista e lojtarëve që janë regjistruar së fundmi:

Portier: Astralaga

Mbrojtës: Sergi Roberto, Balde

Mesfushorë: Oriol Romeu, Gundogan, Casado, Fermin

Sulmues: Ezzalzouli, Lamine Yamal

Por, kush ka mbetur pa u regjistruar? Nuk bën pjesë ende në listë transferi i ri, Inigo Martinez, i cili mund ta aktivizojë klauzolën e shkëputjes së kontratës nëse nuk regjistrohet deri më 31 gusht.

Ish-futbollistit të Athletic Bilbaos i bashkohen edhe Inaki Pena e Marcos Alonso, të cilët e kanë vazhduar së fundmi kontratën, por edhe të rikthyerit nga huazimet, Lenglet e Dest, të cilët megjithatë nuk bëjnë pjesë më në planet e trajnerit Xavi dhe që të dy po presin të sistemohen diku tjetër.

(Kosova Sot Online)