Ja pse federata e Italisë ka kontaktuar Conten

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 17:06
Ja pse federata e Italisë ka kontaktuar Conten

FIGC e sheh si opsion primar Luciano Spallettin për ta zëvendësuar Roberto Mancinin, por Antonio Conte po ashtu është një alternativë tjetër, shkruan gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio

Raporti thekson se si Federata e Futbollit të Italisë e ka kontaktuar Luciano Spallettin pasi që mësoi vendimin e tij për t’u larguar me dorëheqje përmes email-it të shtunën në mbrëmje. Ish trajneri i Napolit për momentin është në pushime në Toskanë, duke i marrë gjërat shtruar pasi u largua nga kryeqyteti i Kampanias këtë verë.

Spalletti ka thënë se është gati presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe i pëlqen ideja për ta zëvendësuar Mancinin si trajner i ri i Italisë, por klauzola për shkëputje të kontratës me Napoli është bërë problematike.

As trajneri dhe as Federata nuk dëshirojnë t’ia paguajnë rreth tre milionë euro Napolit për këtë klauzolë dhe nuk pritet të këtë negociata për momentin mes Spallettit dhe klubit për të. Është duke u bërë një vlerësim ligjor që kjo klauzolë jo garuese nuk është e lidhur me Kombëtare.

FIGC shpreson që të dëgjohet shpejt me Aurelio De Laurentiis por këtë dëshiron ta dëgjojë brenda 48 orëve. Gravina tani është në kontakt me presidentin e Napolit, duke u përpjekur për ta zhbllokuar situatën.

Por, në të njëjtën kohë Federata e Italisë po ashtu ka kontaktuar Conte, i cili menjëherë e ka kuptuar pse Spalletti është kontaktuar para tij, duke mos u ndjerë keq për këtë. Ai mbetet në gatishmëri, pasi që dëshiron të kthehet në rolin që e kishte mbajtur prej 2014 deri më 2016. 

(Kosova Sot Online)