Kosovare Asllani me Suedinë humbin në gjysmëfinale të Botërorit

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 14:13
Kosovare Asllani me Suedinë humbin në gjysmëfinale të Botërorit

Kombëtarja e Suedisë është mposhtur në gjysmëfinale të Kupës së Botës për femra.

Kosovare Asllani me shoqet e saj u mundën nga Spanja me rezultat 1:2, në ndeshjen e zhvilluar sot.

Fundi i lojës ishte vërtet dramatik pasi të tre golat u shënuan në 10 minutat e fundit të takimit

Fillimisht, spanjollet kaluan në epërsi në minutën e 81-të me anë të Salma Paralluelos.

Kurse, suedezet i barazuan shifrat me anë të Rebeck Blomqvist në minutën e 88-të.

E kur pritej që loja të shkonte në vazhdime, “Stuhia e Kuqe” e shënoi golin e fitores me anë të Olga Carmonas.

Asllani luajti gjatë tërë ndeshjes sot, por nuk ia doli të shënonte përkundër angazhimit dhe përkushtimit në lojë.

Kështu, Suedisë iu shuan shpresat për t’u shpallur kampione e botës.

Kosovare Asllani do ta kërkojë medaljen e bronztë në fundjavë në ndeshjen për vend të tretë, të cilën do ta zhvillojë me humbësin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, Australia – Anglia.

(Kosova Sot Online)