Ramos e quan 'epike' kalimin e La Rojas së vajzave në finale

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 19:51
Ramos e quan 'epike' kalimin e La Rojas së vajzave në finale

Ish kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos e ka uruar Kombëtaren e Grave të Spanjës që kanë arritur për herë të parë në finale të një Botërori në futboll.

Fituesi i Botërorit dhe legjenda e Real Madridit, Ramos ka bërë një mesazh urimi në story të Instagramit të tij duke uruar Kombëtaren e Grave për këtë sukses të tyre në Botërorin që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Spanja, arriti për herë të parë në gjysmëfinale të Botërorit të Grave pastaj mposhti Suedinë për të arritur në finale. Zëvendësuesja, Salma Paralluelo edhe njëherë ka treguar se di ta bëjë dallimin ku barazoi rezultatin pastaj ishte kapitenia e Spanjës, Olga Carmona që shënoi golin e fitores pasi që Suedia kishte barazuar edhe njëherë në fund të ndeshjes.

(Kosova Sot Online)