Ja sa pritet të paguhet Milot Rashica në Beshiktash

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 20:46
Ja sa pritet të paguhet Milot Rashica në Beshiktash

Milot Rashica sipas mediave turke pritet që të jetë përforcimi i radhës së skuadrës Beshiktash.

Lajmet e fundit nga Turqia thonë se Milot Rashica do të mbrojë fanellat e skuadrës së Beshiktashit në sezonin e ri.

Sipas Grande Haber, shefat e Beshiktash janë takuar me Milot Rashicën në hotelin Hilton Bosphorus dhe kanë finalizuar transferin e tij.

Norwich do të marrë pesë milionë euro nga ky transfer.

Rashica do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi për një vit tjetër. Futbollisti do të këtë pagë vjetore dy milionë euro. 

(Kosova Sot Online)