Beshiktash del me deklaratë: I kemi nisur negociatat me Rashicen

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 22:49
Beshiktash del me deklaratë: I kemi nisur negociatat me Rashicen

Klubi i Beshiktashit përmes kanalit të tij zyrtar dhe faqes së internetit ka konfirmuar se ka filluar zyrtarisht bisedimet për transferimin e Rashicës

Beshiktash tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar tifozët e vet se kanë filluar negociatat për transferimin e Milot Rashicës.

“Klubi i futbollit, Beshiktash raporton përmes platformave të tij zyrtare që kanë filluar negociatat për transferimin e futbollistit profesionist, Milot Rashica”, thuhet në këtë komunikatë.

“Negociatat kanë filluar me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City në lidhje me transferin e Rashicës”.

(Kosova Sot Online)