Kontingjenti i Ballkanit mbërrin në Gjibraltar

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 14:24
Kontingjenti i Ballkanit mbërrin në Gjibraltar

Kontingjenti i ekipit të Ballkanit ka zbarkuar në Gjibraltar.

Kampioni i Kosovës e ka bërë një postim lajmërues përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se ekipi ka mbërri mirë në tokën e Gjibraltarit, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Therandasit e fituan lojën e parë në Prishtinë me rezultat 2:0 me ekipin Lincoln Red Imps FC.

Ekipi nga Suhareka ka shkuar i motivuar në Gjibraltar për ta ruajtur këtë kapital dhe për të shkuar në fazën e “play-offit” të kësaj gare.

Nga ana tjetër, vendësit do ta kërkojnë mrekullinë duke u munduar ta përmbysin rezultatin.

Ekipi i Ilir Dajës do ta kryejë sot një seancë të lehtë stërvitore para duelit të nesërm.

Ndeshja mes Lincoln Red Imps FC dhe Ballkanit do të fillojë në orën 18:00. 

(Kosova Sot Online)