Ja kush emërohet drejtor sportiv i Barcelonës

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 15:25
Ja kush emërohet drejtor sportiv i Barcelonës

Legjenda portugeze, Anderson Luis de Souza, më mirë i njohur si Deco, është emëruar drejtor i ri sportiv i Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti katalunas përmes uebfaqes së vetë zyrtare

Ish-përfaqësuesi portugez ishte pjesë e “Blaugrana” si futbollist në periudhën 2004-2008, ndërsa do të jetë pjesë e klubit si drejtor sportiv në tri sezonet e ardhshme.

Atë e prezantoi presidenti i klubit, Joan Laporta.

Deco do të punojë me drejtorin aktual, Mateu Alemany deri në fund të afatit kalimtar, e pastaj ky i fundit do të lirohet nga detyra e tij dhe portugezi do ta vazhdojë punën i vetëm, në tentim për ta ndërtuar një ekip solid dhe kompakt për sezonet e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)