Deco: Ishte e pamundur ta rikthenim Neymarin në Barcelonë

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 09:09
Deco: Ishte e pamundur ta rikthenim Neymarin në Barcelonë

Rikthimi i Neymarit në Barcelonë ishte i pamundur.

Javëve të fundit spekulohej për një rikthim të yllit brazilian në “Camp Nou” pasi i dha fund eksperiencës në Paris Saint-Germain.

Por, drejtori i ri sportiv i gjigantit katalunas e ka shpjeguar situatën reale, ndërsa përfaqësuesi brazilian në fund përfundoi në Al Hilal, i cili i ofroi kushte të jashtëzakonshme dhe një jetë super-luksoze.

“Të gjithë e dinë që, për fat të keq, situata e jonë momentale ekonomike na pamundëson të bëjmë transferime të tilla”, u shpreh Deco, i cili dje u prezantua nga presidenti i klubit, Joan Laporta.

“Kishim nevojë për një marrëveshje me PSG-në ose një gjuhë të përbashkët me arabët, por nuk ndodhi. Ishte një situatë e cila në aspektin ekonomik do të mundë të ishte e mundshme për ne, por nuk mund të ishte kurrë një zgjidhje për ne për shkak të situatës sonë ekonomike”, vazhdoi ish-futbollisti portugez.

(Kosova Sot Online)