Reali del me komunikatë pasi operohet Courtois

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 14:25
Reali del me komunikatë pasi operohet Courtois

Thibaut Courtois është operuar sot pas lëndimit të rëndë që e pësoi në stërvitje ditë më parë.

Real Madridi ka njoftuar se intervenimi kirurgjik i portierit belg ka kaluar me sukses.

“Lojtari ynë Thibaut Courtois është operuar sot me sukses nga doktori Manuel Leyes, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Real Madridit për ta përmirësuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë. Courtois do ta fillojë periudhën e rikuperimit në ditët në vazhdim”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga “Los Blancos”.

Reali në ditët e kaluara e mori portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga nga Chelsea në formë huazimi për ta zëvendësuar portierin Courtois, i cili do të mungojë së paku 6 muaj.

(Kosova Sot Online)