UEFA i zbulon kandidatët për çmimin 'Lojtari i Vitit'

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 15:37
UEFA i zbulon kandidatët për çmimin 'Lojtari i Vitit'

UEFA e ka zbuluar listën e kandidatëve për çmimin “Futbollisti i Vitit për sezonin 2022/23.

Tre kandidatët për ta fituar këtë çmim janë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi.

Dy yjet e Manchester Cityt shihen si favoritë për ta fituar këtë çmim pasi fituan gjithçka që është e mundshme në edicionin e kaluar, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, ndërsa mbrëmë e fituan edhe Superkupën e Evropës, ndonëse ylli belg mungoi në këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)