Bad News Eagles vazhdojnë me formë të dobët

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 16:38
Bad News Eagles vazhdojnë me formë të dobët

Bad News Eagles janë eliminuar nga turneu CCT East Europe Series 1.

Ekipi kosovar u mund nga skuadra ruse, 9 Pandas me rezultat 2:0 në map-a.

Në “Anubis” 9 Pandas triumfuan 16:13, kurse në “Mirage” dueli shkoi në vazhdime, ku rusët triumfuan 19:17.

Kësisoj, BNE eliminohet edhe nga ky turne, ndërsa kujtojmë se kohët e fundit ekipi kosovar po përjeton formën më të dobët në dy vitet e fundit.

(Kosova Sot Online)