Partizani e Struga kualifikohen në 'play-off' të Ligës së Konferencës

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 22:26
Partizani e Struga kualifikohen në 'play-off' të Ligës së Konferencës

Pas Ballkanit, edhe dy klubet tjera shqiptare, Partizani dhe Struga janë kualifikuar në fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Tirana e mposhti ekipin Valmiera FC me rezultat minimal, 1:0, që ishte i mjaftueshëm për të ecur tutje.

Golin e fitores e shënoi Tedi Cara nga penalltia në pjesën e parë

Partizani shkoi tutje me rezultat të përgjithshëm, 3:1, pasi lojën e parë në udhëtim e kishte fituar 2:1.

E përpara eci edhe Struga, e cila e eliminoi ekipin Swift Hesperanges.

Përkundër humbjes 1:2 sonte në udhëtim, kampioni i Maqedonisë së Veriut shkoi tutje pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm, 4:3, ndërsa lojën e parë në shtëpi e kishte fituar 3:1.

Golin e vetëm, por të mjaftueshëm sonte për Strugën e shënoi sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Ibraimi. 

(Kosova Sot Online)