Gjigantët e Premierligës ia mësyjnë Ansu Fatit

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 09:33
Gjigantët e Premierligës ia mësyjnë Ansu Fatit

Ansu Fati ka vendosur: dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi i ri spanjoll i ka lënë prapa krahëve disa lëndime të njëpasnjëshme dhe është i gatshëm të dalë në pah.

Por, atij i duhet ta gjejë një eksperiencë të re pasi gjigantit katalunas i ka humbur durimi ndaj 20 vjeçarit, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave britanike, interesim për përfaqësuesin spanjoll kanë shfaqur gjigantët e futbollit anglez, përfshirë këtu Manchester United, Arsenal dhe Tottenham.

Pak javë më parë flitej për një transferim të mundshëm të super-talentit spanjoll në Paris Saint-Germain, por në fund nuk u realizua ky transfer, ndonëse lojtarin e donte trajneri Luis Enrique.

Tash, sulmuesit anësor i mbetet ta zgjedh njërin prej klubeve të Premierligës.

(Kosova Sot Online)