Spalleti gati ta fillojë betejën ligjore me Napolin

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 17:12
Spalleti gati ta fillojë betejën ligjore me Napolin

Sky Sport Italia konfirmoi që Luciano Spalleti pritet që të zyrtarizohet si trajner i Italisë nesër, me teknikun nga Toskana që është i gatshëm të përballet me një betejë ligjore me ish klubin e tij, Napoli

La Gazzetta dello Sport raporton të premten në mëngjes që FIGC janë gati ta zyrtarizojnë Spallettin si trajner të ri të Italisë nesër, të shtunën më 19 gusht.

Sky Sport konfirmon të premten që dita e zyrtarizimit të federatës italiane, por, siç qëndrojnë gjërat, as Spalletti dhe as FIGC nuk do ta paguajnë shumën e kompenzimit te Napoli nga marrëveshja e tij që ai ka me këtë klub.

64 vjeçari kishte arritur një marrëveshje për një klauzola tre milionë euro kur u largua nga Napoli në fund të sezonit 2022/23. Ajo zvogëlohet për çdo muaj nga 250 mijë euro, kështu që për momentin ëshët rreth 2.6 milionë euro.

Sipas gazetarit të transfereve të Sky Sport, Gianluca Di Marzio, do të jetë në përgjegjësi të Spallettit që të përballët me një betejë ligjore me ish punëdhënësin e tij, Aurelio De Laurentiis.

Ky është një skenar i mundshëm, marrë parasysh që si avokati i Napolit dhe De Laurentiis, Mattia Grassani ka ritheksuar kohëve të fundit klauzolën e lirimit që duhet të paguhet e tëra që të lirohet Spalletti.

Tekniku nga Toskana pritet që të takohet me Presidentin e Federatës së Italisë, Gabriele Gravina sot dhe të nënshkruajë kontratën e tij si trajner i Italisë në orët në vazhdim.


(Kosova Sot Online)