Suedia e treta në botë, Asllani shënon super gol

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 15:06
Suedia e treta në botë, Asllani shënon super gol

Suedia e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror për femra.

Ekipi skandinav triumfoi 2:0 ndaj Australisë për të mbetur në podiumin e këtij Botërori.

Rolfo fillimisht kaloi Suedinë në epërsi në minutën e 30-të duke u treguar e saktë nga penalltia.

E futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani realizoi një gol të bukur në minutën e 62-të për ta vulosur fitoren e ekipit të tij.

(Kosova Sot Online)