Presidenti i Federatës spanjolle e puth në buzë futbollisten

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 14:28
Presidenti i Federatës spanjolle e puth në buzë futbollisten

Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Luis Rubiales e ka bërë një skandal pas triumfit të Kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës.

Në fakt, kreu i Federatës, derisa po i përshëndeste futbollistet gjatë ceremonisë, e puthi në buzë kapitenen e ekipit të “Stuhisë së Kuqe”, Jenni Hermoso

Ky moment e bëri xhiron e botës në internet, ndërsa futbollistja tha se u ndie keq për këtë moment.

“Kjo nuk më pëlqeu”, ka thënë ajo, e pyetur për gjestin e kreut të Federatës.

Për momentin nuk ka ndonjë shenjë apo tregues se dyshja është në lidhje eventuale.

Spanja e mposhti dje Anglinë në finale të Botërorit me rezultat 1:0, për t’u shpallur kampione e botës. 


(Kosova Sot Online)