Klopp: Nuk konkurrojmë dot me arabët

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 16:14
Klopp: Nuk konkurrojmë dot me arabët

Merkatoja e kësaj vere ka qenë e nxehtë, teksa të shumtë ishin lojtarët që kanë lënë Europën për të kaluar në kampionatin arab, që në këtë merkato ka investuar jashtëzakonisht shumë.

Kjo ka shqetësuar jo pak trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp i cili në një intervistë është shprehur se investime të tilla po shkatërrojnë futbollin. Trajneri i Liverpool shtoi se është e pamundur të rivalizosh në merkato me klube si Chelsea apo edhe arabët që po investojnë pafund.

“Është problem kur ka shumë para pasi sot është e vështirë të konkurrosh me Chelsean dhe vendet arabe. Arsyet për këtë, i dimë të gjithë. Disa klube e menaxhojnë fushatën e tyre të transferimit ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe askush nuk e kupton 100% se si funksionon. Është shumë e vështirë për ne, si një klub normal

Ajo që po bëjnë, është në rregull. Unë nuk gjykoj askënd, por merkatoja jonë mbyllet pas pak ditësh dhe në Arabi mbyllet pas 3 javësh. Kjo do të jetë një tjetër vështirësi për ne”, u shpreh Klopp.

(Kosova Sot Online)