Kalvin Phillipsit mund t’i ofrohet një rrugëdalje

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 17:28
Kalvin Phillipsit mund t’i ofrohet një rrugëdalje

Kalvin Phillipsit mund t’i ofrohet një rrugëdalje nga makthi që po përjeton në Manchester City duke kaluar në Liverpool, me Reds që mund ta bëjnë një lëvizje për të në funds të merkatos së kësaj vere.

Mesfushori defansiv ka qenë në radarin e pjesës së stafit rekrutues të Liverpool që një kohë të gjatë. Liverpooli ishte njëra prej skuadrave që shprehu interesim për anglezin sa ai ishte në Leeds.

Por, Philips zgjodhi Mancheterin në verën e vitit 2022, me City që shpenzoi 50 milionë funte për ta marrë atë. 27 vjeçari ka mbledhur deri me tani disa medale të Premier Ligës, FA Cupës, Ligës së Kampionëve dhe Super Kupës së UEFA-së me skuadrën e City, por ai ka luajtur vetëm 21 ndeshje sezonin e kaluar dhe duket se nuk do të luajë shumë as këtë sezon, pasi që nuk preferohet nga Guardiola.

Me këtë në fokus, talkSPORT shkruan se Liverpool duket se e ka kthyer interesin e tyre për të. Reds kanë humbur shumë mesfushorë këtë afat si: Jordan Henderson, Fabinho, Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita dhe James Milner, derisa dështuan për t’i transferuar Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.

(Kosova Sot Online)