Toney: Dikush nuk dëshiron që unë të luaj futboll

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 19:35
Toney: Dikush nuk dëshiron që unë të luaj futboll

Ivan Toney ka thënë se “dikush dëshiron që ai të mos luajë futboll”, pasi që tashmë ëndrra e tij që të luajë në Botëror me Anglinë ka marrë fund pas hetimit për baste

Sulmuesi i Brentford është dënuar për tetë muaj nga futbolli për shkak se është shpallur fajtor për 232 shkelje të rregullorëve për baste që janë bërë nga Federata e Futbollit të Anglisë. Bastet e përmendura janë vendosur në mes të viteve 2017 dhe 2021, por vetëm në maj 2023 ai është dënuar – diku gjashtë muaj pas lajmit të publikuar.

Toney u la jashtë planeve të Anglisë për Katar 2022 pas këtij skandali – pavarësisht se ai kishte shënuar 32 gola në Premier Ligë për Brentford brenda dy sezoneve dhe ishte ftuar më parë – kurse tani thotë se ai ka qenë viktimë e një konspiracioni të madh. Ai i ka thënë “Diary of CEO” se pse është anashkaluar nga Gareth Southgate.

“Mendoj se ka të bëjë me akuzat që vinë nga skandali i basteve. Por, personalisht, mendoj se ishte një kohë interesante kur ata vendosën që t’i nxirrnin të gjitha dhe vendosën që të me largojnë, vetëm për t’u marrë me situatën në fund të sezonit. Ishte si: Pse i nxorët dhe mandej me ndëshkuat?”.

I pyetur nëse skandali me baste doli për ta larguar atë nga Kombëtarja e Anglisë, Toney shtoi: Supozoj që po, për ta bërë një skandal të madh. Nuk e di nëse kjo është e saktë, nuk jam unë që di çfarë ka ndodhur në prapaskenë por ndjej së nëse dikush pritet që të shkojë në Botëror atëherë supozo baste të fiksuara – ky është një tregim i madh. Ishte paksa koincidencë kur ata vendosën që t’i nxirrnin të gjitha. Ndjeva ‘po tani jam i përjashtuar’ por dënimi më i madh për mua ishte të mos luajë në Botërorë. U ndjeva më i lënduar në atë kohë dhe isha psiqikisht i rënduar. Ndjeva sikur “dikush” dëshiron që unë mos të luajë për Anglinë. Nuk me ndaheshin këto mendime nga koka. Është ëndërr e të gjithëve për të luajtur në Botëror, të humbësh atë dhe mandej të dënohesh? Është goditje e dyfishtë që unë e kam ndjerë. Nëse ju më ndaloni që të shkoja në Botëror bëjeni atë më parë dhe jo në këtë mënyrë”.

(Kosova Sot Online)