Doku mund të zgjedhë së në cilën skuadër do të shkojë

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 20:55
Doku mund të zgjedhë së në cilën skuadër do të shkojë

Jeremy Doku besohet se e ka bërë të qartë që ai dëshiron t’i bashkohet vetëm Manchester City, me Chelsean dhe West Hamin që duket se ai ka refuzuar të luajë për to

Belgu është një njeri në kërkim muajin e fundit, me 21 vjeçarin që me talentin e tij u dallua herët te Andelecht. Ai vendosi që karrierën e tij ta zhvillojë në Francë kur kaloi në Rennes më 2020.

Çmimi i Dokut ka vazhduar të rritet dhe në këtë pikë atij i janë ofruar disa skuadra të Premier Ligës. Chelsea dhe West Ham thuhet se kanë treguar interes për të, por 90min raporton që talenti i madh do ta marrë në konsideratë vetëm kalimin në Manchester City.

Mbetet të shihet nëse City do të paguante tarifën për Dokun. Rennes thuhet se janë duke kërkuar 60 milionë euro për çdo marrëveshje me të. Kampionët në fuqi të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve nuk e kanë problem për të gjetur fonde për të, por ata duhet të vendosin se a ia vlenë që të bëhet investim i madh në Dokun.

(Kosova Sot Online)