A do të largohet nga Torino? Përgjigjet Mërgim Vojvoda

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 09:23
A do të largohet nga Torino? Përgjigjet Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda është bërë objektiv i disa skuadrave pas paraqitjeve pozitive të sezoneve të fundit me Torinon.

Futbollisti kosovar është i vetëdijshëm për këto mundësi, por për momentin është i fokusuar vetëm tek “Granata”.

Mediat italianë shkruan ditë më parë se përfaqësuesit kosovar ia kanë vënë syrin dy klubet e njohura ruse, Lokomotiv Mosca e Spartak Mosca, ndërsa informacione për të ka kërkuar edhe Udinese në Itali.

Sidoqoftë, mbrojtësi i krahut, i cili ka kontratë me klubin e Serie A deri në vitin 2024, i ka idetë e qarta rreth së ardhmes.

“Unë jam mirë në Torino dhe ndihem gjithmonë e më mirë. Me trajnerin Juric kam mësuar dhe gjithmonë ka shkuar gjithçka mirë”, u shpreh Vojvoda për “DAZN” pas barazimit pa gola kundër Cagliarit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, e njëherësh i atij të majtë, e ka komentuar edhe këtë ndeshje.

“Cagliari e bëri një lojë të ngjeshur, sidomos prapa, që ishte vështirë të depërtonim. I krijuam disa raste dhe na mungoi veç goli. Ne e dinim se ata do të vendoseshin kështu në fushë, prandaj edhe nuk prisnim se do të fitonim 5:0. Provuam të gjuanim edhe nga distanca, por nuk shkoi mirë”, përfundoi futbollisti drenicas.

28 vjeçari kishte shënuar gol javën e kaluar në Kupën e Italisë, duke i dhënë fund pritjes prej dy vjetësh pa realizuar.

(Kosova Sot Online)