Guardiola gjobitet për parkim të gabuar të veturës, policëve ua jep një përgjigje epike

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 13:14
Guardiola gjobitet për parkim të gabuar të veturës, policëve ua jep një përgjigje epike

Pep Guardiola është mësuar ta marrë jetën me filozofi.

Trajneri i Manchester Cityt është gjobitur dje pasi e kishte parkuar veturën në një parking me një linjë të dyfishtë të verdhë.

Ndërkohë, trajneri spanjoll është bërë protagonist i një momenti gazmor me policinë urbane, e cila ia shënoi një tiketë dhe më pas kërkoi nga “Filozofi” për ta bërë një fotografi të përbashkët.

E menjëhershme ka qenë përgjigja epike e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut, duke i relaksuar dhe zbavitur edhe personat që ishin pjesëmarrës në atë vend.

“E do një foto? Duhet të paguash për foto!”, ka thënë Guardiola duke qeshur.

Më pas, trajneri spanjoll e mori tiketën, hipi në veturë dhe shkoi në rrugën e tij. 

(Kosova Sot Online)