Ronaldo me Al Nassr e nisin sot sfidën e vërtetë

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 14:15
Ronaldo me Al Nassr e nisin sot sfidën e vërtetë

Cristiano Ronaldo është gati për sfidën e parë të madhe për të me Al Nassr.

Ekipi saudit do të luajë sot në “play-off” të kualifikimeve për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve aziatike, turneu më i madh kontinental i cili e mundëson një vend në Botërorin e Klubeve.

Al Nassr e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë pas Al Ittihad, ndërsa nuk arriti ta siguronte kualifikimin direkt në Championsin aziatik, prandaj edhe i duhet ta zhvillojë ndeshjen e barazhit, të cilën do ta luajë në shtëpi kundër Shabab Al Ahli, skuadër e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku luan Munas Dabbyr, një lojtar i njohur i futbollit evropian.

Pra, kjo do të jetë një sfidë brenda ose jashtë për “CR7”.

Ndeshja mund ta vendos krejt sezonin e skuadrës së drejtuar nga Luis Castro, i cili vjen nga triumfi në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe (King Salman Cup), por edhe nga dy humbje në dy xhirot e para të sezonit të ri në kampionat.

38 vjeçari synon ta fitojë titullin e kampionit edhe në Saudi Pro League me Al Nassr.

(Kosova Sot Online)