Mourinho e zbulon se cili ishte lojtari i vetëm që ia kishte sugjeruar Ferguson

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 16:34
Mourinho e zbulon se cili ishte lojtari i vetëm që ia kishte sugjeruar Ferguson

Jose Mourinho ka zbuluar se Sir Alex Ferguson ia kishte sugjeruar vetëm një futbollist në periudhën kur portugezi ishte trajner i Manchester Unitedit.

“Special One” i udhëhoqi “Djajtë e Kuq” prej vitit 2016 deri më 2018, ndërsa e kishte marrë një këshillë nga trajneri legjendar skocez.

Për dy vjet e gjysmë, Ferguson, i cili ishte pensionuar në vitin 2013, ia kishte propozuar trajnerit aktual vetëm yllin e atëhershëm të Tottenhamit, Dele Alli

“Sir Alex Ferguson ma kishte dhënë vetëm një këshillë për dy vjet e gjysmë: ‘Bleje Del Allin. Ai djalosh, me atë mentalitet, me mënyrën si luan, me agresivitetin që e ka në mendje. Ky djalosh është një djalë i Manchester United. Bleje Dele Allin’”, e kujton ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit e Real Madridit këshillën e Fergusonit.

Por, në fund asgjë s’kishte ndodhur dhe përfaqësuesi anglez s’kishte përfunduar kurrë në “Old Trafford” pasi Mourinho konsideronte se, përkundër talentit, lojtari nuk ishte i disiplinuar në stërvitje dhe se i duhej motivim shtesë.

Alli kishte shkëlqyer me Tottenhamin, ndërsa më pas e kishte një rënie në karrierë.

Shkoi në Everton, ku dështoi po ashtu ta tregonte veten, ndërsa më pas u huazua në Besiktas, ku gjithashtu s’ia doli të impresiononte.

A do ta shpëtojë karrierën 27 vjeçari? Le ta shohim…

(Kosova Sot Online)