Man Utd bëhet me pronar të ri, klubi anglez shitet për 7 miliardë euro

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 10:50
Man Utd bëhet me pronar të ri, klubi anglez shitet për 7 miliardë euro

Manchester United do të bie në duar të sheikëve arabë.

Sheikh Jassim raportohet se e ka fituar garën ndaj Sir Jim Ratcliffe duke e blerë gjigantin anglez të futbollit për 7 miliardë euro.

“Telenovela” zgjati disa muaj, më saktësisht që nga nëntori i vitit të kaluar, kur klubi i Premierligës ishte vënën ë shitje.

Sidoqoftë, sipas mediumit britanik “The Sun”, “Djajtë e Kuq” do të bien në duar të sigurta pasi ata do të përfundojnë tek mbretëria e Katarit.

Raportohet se janë caktuar edhe datat kur Jassim mund ta marrë në kontroll klubin e trofeshëm, të cilin do t’ia blejë familjes Glazer, e cila hoqi dorë nga pronësia e klubit.

Ratcliffe, një miliarder britanik, e kishte idenë që Glazers të vazhdonin ta ndanin pronësinë e klubit, të cilin do ta blinte ai.

Megjithatë, Jassim e bleu klubin dhe do ta ketë pronësinë komplete të United.

Thuhet se ai e ka ndërmend të investojë në stadium dhe në infrastrukturë të klubit, ndërsa do të vazhdojë ta përmirësojë ekipin.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje mund të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa Manchester United do të shpresojë që ta nisë një epokë të re të sukseseve, të cilat i munguan në dekadën e fundit. 

(Kosova Sot Online)