Doku po i kryen vizitat mjekësore me Man Cityn

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 11:41
Doku po i kryen vizitat mjekësore me Man Cityn

Jeremy Doku do të bëhet shumë shpejt futbollist i ri i Manchester Cityt.

Futbollisti belg aktualisht është duke i kryer vizitat mjekësore me “Citizens”, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Marrëveshja mes kampionit anglez dhe evropian me Rennesin është arritur tashmë dhe futbollisti pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin e Premierligës qysh sot.

Futbollisti ofanziv shkëlqeu në Ligue 1 dhe tash është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Trajneri Pep Guardiola me 21 vjeçarin do të ketë më shumë zgjidhje dhe opsione në sulm.

(Kosova Sot Online)