Daja: E përfaqësojmë Kosovën

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 21:13
Daja: E përfaqësojmë Kosovën

Ballkani do të ndeshet nesër me Bate Borisov në ndeshjen e parë të play-offit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Dueli i parë do të jetë në Prishtinë në “Fadil Vokrri” nesër me fillim nga ora 20:45,

E para këtij dueli, në konferencë për media ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Ai tha se në këtë moment ne nuk e përfaqësojmë vetëm Ballkanin e Suharekës, por tërë Kosovën.

“Nëse flasim rreth historisë që kemi bërë, për të dytin vit radhazi gjendemi në play-off. Në një moment të tillë, përfaqësimi ynë kalon përtej Ballkanit të Suharekës, pasi përfaqësojmë edhe Kosovën. Ditët e fundit i kam ndarë lojtarët në dy grupe, ata që luajtën në kampionat, në fundjavë, dhe ata që qëndruan pushim. Menjëherë pas konferencës, do të kryejmë dhe seancën e fundit ku do të jemi të gjithë të bashkuar, në prag të këtij takimi, që sigurisht nuk do të përfaqësojmë vetëm Ballkanin e Suharekës”, u shpreh Daja.

(Kosova Sot Online)