Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 10:31
Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë

Atletët e talentuar që i ka Kosova, klubet dhe Federata e Atletikës shumë shpejt do ta kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.

Marrëveshja e nënshkruar mes ministrit të Sportit Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm.

Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv.

(Kosova Sot Online)