Manchester City nënshkruan me kroatin e tretë në këtë verë

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 12:33
Manchester City nënshkruan me kroatin e tretë në këtë verë

Manchester City e ka blerë edhe një kroat. Pasi nënshkroi me Gvardiol e Kovacic, kampionët e Premierligën kanë siguruar shërbimet e supertalentit të Salzburg, Leon Lalic.

17 vjeçari do të bashkohet fillimisht me skuadrën e dytë të Cityt ku do të monitorohen paraqitjet e tij. Lalic luan si mesfushor sulmues dhe vlerësohet si talent me të ardhme të madhe.

Aktualisht ai paraqitet për grupmoshat e Austrisë por ende s’ka marrë vendim nëse do të luaj për Kroacinë apo Austrinë.

(Kosova Sot Online)