Doku nënshkruan me Man Cityn

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 19:15
Doku nënshkruan me Man Cityn

Manchester City ka njoftuar se ka nënshkruar me Jeremy Doku nga Stade Rennais në një marrëveshje pesëvjeçare.

Anësori 21-vjeçar belg bëhet nënshkrimi i tretë i Cityt në merkaton e verës, duke ndjekur gjurmët e dyshes kroate Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol, të cilët iu bashkuan klubit në fillim të kësaj vere.

Manchester City pagoi 65 milionë euro për shërbimet e talentit belg

Para se të vinte në Angli, Doku luajti në Francë për Stade Rennais dhe në Belgjikë për Anderlecht.


(Kosova Sot Online)