Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Bate

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 21:38
Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Bate

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe BATE Borisov, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës e nisi më mirë ndeshjen, por ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes Denis Laptev, i cili shënoi në minutën e dhjetë

Ballkani nuk e ndali presionin dhe krijoi raste për të shënuar, por golin e barazimit e gjeti në minutën e 31-të.

Ishte Bajram Jashanica që shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Lorenc Trashit.

(Kosova Sot Online)