Befason futbollisti Kuc: Jam i gatshëm ‘të vdes’ për Ballkanin

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 08:33
Befason futbollisti Kuc: Jam i gatshëm ‘të vdes’ për Ballkanin

Ekipi i Ballkanitr ka shënuar fitore të vlefshme  në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League, transmeton "Kosova Sot Online ". Kampioni i Kosovës mposhti Bate Borisovin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 4-1.

Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.

Pas ndeshjes për mikrofonat e Super Sport foli edhe kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, i cili edhe pse i lënduar luajti deri në fund të ndeshjes.

“Urime Kosova, për të gjithë që e duan Ballkanin. Nuk është e lehtë të ndërrohet formacioni, kishim lojtarë të rinj, por prapë kemi treguar karakterin që e kemi. Sinqerisht për këtë grup mundem edhe me ‘vdek’ e jo të luaj futboll, falenderoj stafin që unë munda të vazhdoj lojën”, deklaroi Kuc për Super Sport.

(Kosova Sot Online )